Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktgjykimin për Naser Pajzitajn, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës.
Siç merr vesh Gazeta, Apeli ka vendosur që nga dënimi me burgim të përjetshëm, Naser Pajazitaj të dënohet me 35 vjet burgim.
Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina
Aktgjykimi i Gjykatës Apelit tashmë është pranuar nga Themelorja në Ferizaj, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ky rast, që është një prej vrasjeve më të rënda të pasluftës në Kosovë, kishte marrë epilog dy një herë në Gjykatën Themelore në Pejë, por ishte kthyer në rigjykim nga Supremja. Po ashtu, rasti u bart për rigjykim në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Në gjykimin e parë Naser Pajazitaj ishte shpallur i pafajshëm, kurse pas gjykimit të dytë, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm.
Sipas aktakuzës që ishte ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha Haxhosaj, Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë“, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat. /Botapress.info/.