Pas “Ballkonit të Hapur”, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar edhe për një organizim tjetër për mërgimtarët. Këtë të shtunë, kjo parti do të mbajë “Ndejën e Shtalbave” në Ferizaj. Kjo ndejë do të mbahet me fillim nga ora 17:00, raporton Botapress.info
Njoftimin për këtë event e ka shpërndarë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti.Aty bëhet e ditur se do të marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministrat dhe deputetët e kësaj partie.
“Bisedat, këngët e bukura shqipe, ushqimet tradicionale, lojërat e argëtimi do të na shoqërojnë në këtë takim. Ndejën do t’a bëjë madhështore prezenca e KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS z ALBIN KURTI, MINISTRAVE/EVE TË QEVERISË dhe DEPUTETËVE/EVE të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftim./Botapress.info/
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/08/enver.png)