Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën magjistrale Skenderaj-Drenas. Në fshatin Polluzhë të Drenasit, nga ky aksident, njëra veturë ka përfunduar e rrokullisur në oborrin e një shtëpie që ndodhet në krahun e djathtë.
Rastin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 08:00, në fshatin Polluzhë, ka ndodhë një aksident trafiku janë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.