Opinionisti Nexhmedin Spahiu, ka treguar një metodë efikase për kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, në mënyrë që kryeministri Kurti t’ua plotësojë kërkesat dhe të ndërpritet greva.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Spahiu ka deklaruar se Jasharaj duhet që t’i “kidnapojë” fëmijët dhe t’i mbajë ata në shkolla, kështu, sipas tij, kryeministri do të ‘dorëzohej’ para kërkesave të SBAShK-ut.
Me këtë, ai ka ironizuar duke thënë se deri më tash Jasharaj ua ka kidnapuar shkollat fëmijëve.
Matoshi e krahason fitoren partiake të Kurtit me atë të diktatorit Kim Jong
Statusi i plotë i tij:
“Ka një metodë më efikase që Rrahman Jashari me e gjunjëzu Albin Kurtin: me I thirrë fëmijët në shkollë e mos me I lëshu me shku në shpi derisa Albin Kurti të dorëzohet. Ky gjest efikas kish me u quajtur kidnapim I fëmijëve, për dallim nga ajo që po ndodhë që 1 muaj në Kosovë, ku Rrahmani nuk I ka kidnapu fëmijët po fëmijëve ua ka kidnapu shkollat.” ka shkruar Spahiu në Facebook