Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’u drejtohet ligjvënësve amerikanë në Uashington më 24 korrik, kanë njoftuar udhëheqësit e Kongresit.
Bëhet e ditur se ai do të zhvillojë diskutime me të dy dhomat e Kongresit, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa lufta në Gazë vazhdon.
Në ftesën drejtuar Netanahut, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, dhe udhëheqësi i pakicës së Senatit, Mitch McConnell, thanë se shpresojnë që Netanyahu do të përfitojë nga rasti për të “ndarë vizionin e qeverisë izraelite për mbrojtjen e demokracisë, luftimin e terrorit dhe krijimin e një paqeje të qëndrueshme në rajon”, shkruan BBC.
Edhe pse kjo vizitë vjen në një kohë kur marrëdhëniet e SHBA-së me Izraelin janë të tensionuara, demokrati i lartë i Senatit, Chuck Schumer, tha në një deklaratë të veçantë se ai e mbështet ftesën, pavarësisht “mosmarrëveshjeve të tij të qarta dhe të thella me kryeministrin”.
“Por për shkak se marrëdhënia e Amerikës me Izraelin është e hekurt dhe tejkalon një person apo kryeministër, unë iu bashkohem ftesës”, tha Schumer.
Gjithashtu, më kritik ndaj Izraelit është bërë edhe Biden, ndërsa lufta vazhdon dhe numri i të vdekurve rritet.
Por, disa liderë si senatori Bernie Sanders i Vermontit, kanë thënë se synojnë të bojkotojnë fjalimin e Netanyahut në shenjë proteste ndaj sjelljes së Izraelit në Rripin e Gazës.
Ndryshe, Netanyahu foli për herë të fundit në Kongresin Amerikan në vitin 2015, kur të dy dhomat kontrolloheshin nga republikanët.
Ai e shfrytëzoi rastin për të kritikuar presidentin e atëhershëm Barack Obama, për një marrëveshje me aleatët e SHBA-së dhe Iranin për të kufizuar programin bërthamor të Teheranit.



Të tjera
Lajme Opinione
Hamiti i LDK-së: Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, sa më herët aq më mirë
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet
Sport
Kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria luan sonte ndaj Andorrës
Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte
Aktuale
A e njoftoi Thaçin dhe Veselin për dorëheqjen? Flet Memli Krasniqi
Memli Krasniqi ka hequr dorë nga