Një javë pas fillimit të shkëmbimit të ashpër të sulmeve mes Izraelit dhe Iranit, kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu, ka deklaruar se Tel Avivi është i vendosur të ndalojë programin bërthamor të Iranit, pavarësisht qëndrimit të Shteteve të Bashkuara, shkruan Gazeta Sinjali.
“Qëllimi ynë kryesor është të ndalojmë programin bërthamor të Iranit dhe të eliminojmë kërcënimin. Qëllimi i dytë është të ndalojmë kapacitetet balistike të Iranit.
Nëse Trump do të marrë pjesë apo jo, kjo është zgjedhja e tij. Ai do të bëjë atë që është më mirë për Shtetet e Bashkuara. Unë do të bëj atë që është më mirë për Izraelin”, tha Netanyahu në një intervistë televizive.
Deklarata e tij vjen pasi më 13 qershor Izraeli kreu një sulm të gjerë kundër Iranit, goditje që synuan infrastrukturën bërthamore, bazat ushtarake, radarët dhe drejtues të lartë të ushtrisë iraniane.
Irani u kundërpërgjigj me sulme raketore ndaj territorit izraelit. Përplasjet vazhdojnë edhe sot, duke e përshkallëzuar rrezikshëm tensionin në rajon.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në