Nesho: Bllokimi i dialogut strategjik ShBA- Kosovë, presion ndaj Qeverisë Kurti

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka deklaruar se çështja e bllokimit të dialogut strategjik ShBA me Kosovën është presion ndaj Qeverisë Kurti.

Nesho thotë se këtë situatë gjeopolitike, nacionalistët serb mund ta shfrytëzojnë.

Derisa, ai komentoi edhe udhëtimin e presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti për në ShBA, ku sipas tij nuk ka qenë thirrje por pjesëmarrje, që siç tha ai krerët e shtetit duhet t’i kenë të domosdoshme marrëdhëniet me ShBA-të.

“Çështja e bllokimit të dialogut strategjik ShBA me Kosovën është sigurisht një presion ndaj Qeverisë Kurti që në këtë situatë të vështirë gjeopolitike të ketë një qasje jo provokative ndaj veprimeve të saj, duke ditur që përball ka element të cilat mund ta shfrytëzojnë këtë siç janë nacionalistët serb, vajtja në ShBA nuk është një thirrje, por është një pjesëmarrje direkte që tregojnë që si presidentja ashtu edhe kryeministri në detyrë i ka të domosdoshme marrëdhëniet me ShBA-të. Kosova duhet të shpenzojë më shumë dhe të ketë një strategji më të qartë sidomos në lobigun politik kur të gjithë vendet e botës përpara një administrate amerikane e cila jo gjithmonë ka një vëmendje të shtuar në rajonin tonë, duhet të jenë prezentë në ShBA dhe kjo ka të bëjë me  cilësinë e funksionimit të ambasadave dhe me madhësinë e tyre, por edhe me grupin lobimin”, ka deklaruar Nesho në Tëvë1.

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive