Në dhjëtëditorin e fundit për zgjedhjen e presidentit, pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Burime të Ekonomia Online kanë bërë të ditur se takimi do të zhvillohet të hënën në orën 11:00, pikërisht për çështjen e presidentit.
Ky takim vije pas dyjavësh, kur Kurti e Abdixhiku u takuan, por biseda rreth dyorëshe përfundoi pa rezultat konkret.
Përafrimet për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit aktualisht as nuk duken, mirëpo nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë paralajmëruar intensifikim të përpjekjeve politike nga kryeministri Albin Kurti për arritjen e një marrëveshjeje.



Të tjera
Aktuale
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Sipas bazës së të dhënave
Lajme Opinione
Sadiku i LDK-së: Kërcënimet e Kurtit se do na çojë prap në zgjedhje janë goditje e rëndë për ekonominë dhe shtetin
Ermal Sadiku i Lidhjes Demokratike
Lajme
Incident në Eurovision, delegacionit serb i pengon flamuri i KosovëS
Një incident ka ndodhur në