Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për ditën e nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin ditor të parashikimeve meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.




Të tjera
Lajme
Sulmet SHBA-Iran, nafta shënon rënie me mbi 2%
Çmimet e naftës ranë me më
Lajme
Pamje nga vendi i ngjarjes në Ferizaj, skenë si në filma teksa i riu kërcënon me armë!
Një i ri është arrestuar nga
Aktuale
Ftesat e Kurtit dhe përgjigjet e partive, Deda: Me një apo dy takime të jepet përgjigje për krijimin e institucioneve
Udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës