KEDS së fundmi ka publikuar listën e pajisjeve që i kemi në shtëpi e të cilat shpenzojnë energji elektrike.
Mirëpo, me një përdorim të duhur të këtyre pajisjeve elektrike, mund të bëjmë që fatura të vijë më pak e fryrë. 4.78 % e totalit të faturës së energjisë elektrike në shumicën e shtëpive të zakonshme – shkon për frigoriferin.
Siç shpjegohet kjo përqindje natyrisht mund të jetë shumë më e lartë në biznese gastronomike, si kafene apo restorante.
Në një grafikë të publikuar thuhet se, frigoriferin duhet ta mbajmë larg pajisjeve që lirojnë nxehtësi; mos lejoni të formohet trashësi e akullt në frigorifer dhe ngrirës; derën e frigoriferit apo të ngritësit mbani të hapur sa më pak që është e mundur.
Njoftimi i plotë:
4.78 % e totalit të faturës së energjisë elektrike në shumicën e shtëpive të zakonshme – shkon për frigoriferin.
Kjo përqindje natyrisht mund të jetë shumë më e lartë në biznese gastronomike, si kafene apo restorante.
Ja disa këshilla se si ta përdorim frigoriferin me më shumë efikasitet në shtëpitë tona:
👉 Mbajeni frigoriferin larg pajisjeve që lirojnë nxehtësi;
👉Përpara se të fusni ushqimin në frigorifer, lëreni të ftohet;
👉Mos lejoni të formohet trashësi e akullt në frigorifer dhe ngrirës;
👉Derën e frigoriferit apo të ngritësit mbani të hapur sa më pak që është e mundur;
👉Nëse e keni keni në mendje ndërrimin e frigoriferit, zgjidhni llojet ’ENERGY STAR’, sepse janë më ekonomik për nga përdorimi i energjisë elektrike.
*Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiak, pa llogaritur shpenzimin e ngrohjes me energji elektrike.