Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka folur rreth rastit të bujshëm të Faton Hajrizit.
Sipas tij, edhe nëse Policia e Kosovës do ta ndalonte Hajrizin, situata do të përfundonte njësojë sikurse ndodhi në Serbi.
Madje, Elshani ka lënë të nënkuptohet se Policia e Kosovës, do ta vriste Faton Hajrizin, njësoj siç besohet se i ndodhi në Loznicë të Serbisë.
“E keqja e kësaj është se ai është vra në Serbi. Në anën tjetër, edhe me siguri nëse ne do të takoheshim me të, do të kishim humbje të njëjta. Ose ne do të duhej të ishim shumë të përgatitur që ta kontrollojmë të njëjtin. Personi në fjalë ka një të kaluar të bujshme kriminale. Unë konsideroj që ashtu ai do të vepronte dhe nuk do të ishte befasi”, ka thënë Elshani.
Hajrizi i cili u arratis në fillim të muajit korrik nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, është raportuar të jetë vrarë më 19 korrik nga Policia në Serbi.
Ai ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Loznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën.
Që nga atëherë, Serbia nuk ka lejuar që të tërhiqet trupi i të ndjerit dhe ka kërkuar edhe analiza shtesë për identifikimin e tij, përkatësisht kanë kërkuar që të bëhet analiza e pështymës së Hajrizit për të parë lidhjen gjenetike me nënën e tij.



Të tjera
Lajme
Me nderime policore varroset polici Mehdi Ibrahimi nga Mitrovica
Me nderime të larta nga institucionet,
Aktuale
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura në rezervuarin e veturës në Merdare
Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth
Aktuale
Takimi me Sorensen, Kurti: Kosova e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë
Albin Kurti, kryeministër i vendit, ka