Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në pah dashurinë që Nënë Tereza kishte për atdheun dhe çdo element të saj.
E ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Berisha shprehet se Nënë Tereza, edhe pse ishte e pajisur me pasaportë indiane, ajo udhëtonte kudo me mjet identifikimi shqiptar.
Nuk dihet se ku e gjeti pasaportën shqiptare, por e sigurt mbetet se Nënë Tereza udhëtonte me mjet identifikimi kuq e zi, gjë që padyshim tregon dashurinë që ajo kishte për Shqipërinë dhe e shfaqte hapur kudo.
“Ajo kudo që udhëtonte, udhëtonte me pasaportë shqiptare. Nuk e di të them se ku e gjeti dhe si e gjeti. Udhëtonte me pasaportë shqiptare”, tha ajo.
Dashuria për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe e Nënë Terezës vinte dhe përmes faljes dhe lutjes. Këto të fundit bëheshin nga Nënë Tereza në gjuhën shqipë, diçka që ngrinte kuriozitet për motrat e tjera pasi nuk kuptonin faljen dhe lutjen e saj.
“Më ka bërë shumë përshtypje një vizitë në Budapest. Isha e ftuar nga zonja e parë hungareze, për të inauguruar një bust të Nënë Terezës edhe një rrugë të Nënë Terezës dhe kur shkoj aty takoj e motrat e Nënë Terezës. Ato më ftuan qe t’i vizitoj shtëpinë e tyre. Kur shkoj të vizitoj shtëpinë, një prej motrave më thotë: Nënë Tereza lutej e falej në këtë cep të dhomës. Ne kemi ruajtur disa gjëra të saj, stilolapsa, gjëra të vogla, kryqe. Kur ajo lutej e falej, në një gjuhë që ne nuk e kuptonim. Kemi pyetur motër Nirvanën, e cila ishte motra që e shoqëronte, që ne nuk e kuptojmë Nënë Terezën çfarë flet kur falët. Nuk e kuptoni se ajo falet dhe flet në gjuhën e saj. Kjo më bëri shumë përshtypje”, tha Berisha.



Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore