U organizua përmes platformes zoom ku morën pjesë shumë Aktivist të Nëndeges ,dhe bashkpunëtorët me te afërm të Kolonel Ahmet Krasniqit.
Këtë takim e hapi Kryesuesi i Nëndeges Jakup Gërguri ,duke i falenderuar gjithë të pranishmit,dhe mbajti një fjalë rasti ,ku foli për biografinë e Kolonelit.Për prezentimin e bashkëpunetorëve më të aferm të Kolonelit fjalen e mori z. Hilmi Gashi,anëtar i Kryesisë ,dhe gjithashtu i angazhuar ne Ministrinë e Mbrojtëjes atëbote.Pra i prezentoj të ftuarit duke filluar nga z.Ahmet Alishani,epror i lartë,ish shef iShtabit të FARK-ut,Hilmi Nebihu-epror i lartë,KRYESHEF Shërbimi pran Ministrisë së Mbrojtëjes.Fuad Ramiqi-epror i lartë,Ndihmës i Ministrit për personel dhe Mobilizim.Shyqëri Spahiu-Kryeshef për furnizim dhe Transport.Dr.Rifat Haxhiaj Drejtor i Drejtorise Informative në Ministrinë e Mbrojtëjes dhe Nevruz BerishaKryeshef i shërbimit të Intendatures.
Fjala i dha pastaj z. Ahmet Alishanit ,i cili në mes tjerash tha.
Kure bëhet fjalë për shtatorin e vitit 1998 mund të tem se ishte muaji I kobshëm për shqiptarët e në veqanti për Kosoven, sepse me12. Shtator u vra bulduzheri,Demokrat ma i flakët në Shqipëri, Azem Hajdari i cili ishte perkrashësi më i madhë i politikes dr. I. Rugoves, veqanti të MMRK nënë udhëheqjen e kol.A. Krasniqit me bindje të plot mund ë them se po të ishte gjallë Azemi mesiguri që rrjedhat kishin ecur më ndryshe.
Më 13 shtator. Erdhi ministri për të ju bashkangjitur pjeses të shtabit në Kolsh i cili isht nënë udhëheqjen time, të cilët ishim vendor dhe krijuam Komanden e përparme për të bërë pregaditjet e fundit si shtab për të hyrë me njësitë operativ që gjindesh ne Brezin kufitar.
Të njëjten ditë në orët e pasdites shkuem prej Kollshit për në kukës per ti vu kontakte me repartet ushtarake dhe civil, po ne hythe te Kukesit hasem ne nji kontrol- postblok jo i zakonshem me nji numer ma te madhe te police dhe operativca të SHIK-ut. Atje na kontrollunan dhe e çarmatosen min. Krasniqi po fal vigjilences të F. Ramiqi u evitue më e keqja,dhe ai u bergos per 24 orë.
Ky veprim I organeve te sigurisë shteti Shqiptar ishte antikombetar dhe Paralajmrim idyte qe po pregaditet atentat ndaj MMRK kol. Ahmet Krasniqit.
Me 14.shtator takuam komandantin e divizonit të Kuksit ku e njoftuam per problemin që e patëm, dhe burgosjen e Fuadit. Gjenerali u shpreh se nuk është në dijeni për këtë burgosje. Të njëjten kohe ishte edhe varrimi i demokratit Azemit. Kjo bëri që të eskalojnë trazira me përmasa të mëdha, në veqanti në Tiranë, ku qeverija sicijaliste veq e kishte braktisë shtetin dhe ishim strehu në një shtet fqinjë. Për këto trazira që ndodhen në Tiranë gjat ceremonisë mortore te virrimt A. Hajdari.
Na akuzonin FARK-un se ne ishim organizator, dhe po pregaditemi për rezimin e qeverisë të Fato Nanos.z.Alishani theksoi se 21 shtatori ishte i kobshëm për neve.Edhe ne kemi një pjesë të fajit ,ngase e lam Kolonelin të pa armatosur.Koloneli për një kohë të shkurtë i bëri Bazat ushtarake.Qeveria e Shqipërisë ,e as ajo e Kosoves nuk bënë fare për zbardhjen e rastit.Shpresojme ,dhe thërrasim që kjo të ndodhë sam ë shpejtë.
Fjalen e mori pastaj z. Hilmi Nebihu i cili shpjegoj ne hollesi per takimin me
7 mars 1998 u ku u bë emrimi i Kolonel Ahmet Krasniqit Minister i Mbrojtëjes në Qeverinë e Republikes së Kosoves.Këtë e bëri Kryeministri Bujar Bukoshi në prezencen e gjithë Ministrave tjerë..Z.Hilmi Nebihu spjegoi në formë kronologjike për gjitha takimet e Kolonelit si takimi me eprorët në zyrich ,takimi me Salih Qekajn,takimi me shefin e shtabit të UQK/së ,takimi në Zagreb dhe shumë takime tjera,deri te ai i shumëfoluri takimi i Osllos.Të gjitha këto z. Nebihu i spjegoj dhe i evokoi ato kujtime ,dhe të pranishmit e dëgjuan me vëmendje ,ngase dëgjuam gjëra që si kishim dëgjue më parë nga më kompetentët.
Fjalën e merr z. Fuad Ramiqi ,i cili thekson se ndjehet shumë mirë që për herë të parë sheh një organizim që iu ipet mundësia të flasin njerzit më kompetent ,të afert të Kolonelit.Për rastin që u cekë, kam folë shumë herë,andaj s/dua ta përseris ,veq theksoj që qdokussh do e bënte detyren ashtu si e bëra unë ,ngase është obligim dhe detyrë.Shumë takime që kemi pasë në Shqipëri Bosne, Kroaci e në Mergatë.
Më 24 prill në Sarajevë,në takim me Kolonelin,ishte promovimi i gjenerates që kryen kursin për epror.Në atë takim ,tanë naten kemi bisedue për funksionalizimin e Ministris së Mbrojtëjes në Tiranë.Koloneli luajti rolin ,jo veq të eprorit,por edhe të Kryeminisstrit,e edhe të Kryetarit në momente ,ngase kishte në vijueshmëri përpjekje për formimin e shtetit ,dhe unifikimin,duke u bazuar në kushtetuten dhe dokumentet që ekzistoin atë kohë.
Z.Shyqeri Spahiu në fillim falenderoj për organizimin.I përkas gjenerates që ishim në Zagreb atëbotë,dhe grupit të eprorve ushtarak në Zvicer.Si epror i logjistikes isha i ngarkuem për transport dhe furnizim.Deri tani pak është folë për Logjistikë.Në mes tjerash z.Spahiu rrefen edhe për rastin e Laprakes pik për pikë.Më pastaj z. Spahiu thekson se kemi pasë shumë probleme me transportin e armëve ,sidomos nga Durrësi ne Bajramcurr dhe gjetiu.
Falenderon gjithë Mergaten për ndihmat në armë e municion.Nga 78 kamion ,në shtab s,kanë ardhë as 20.I kanë marrë gjatë rruges në Itali dhe Shqipëri.Pengesat kanë qenë të gjithanëshme ,vetëm e vetëm me na pengue në realizimin e synimeve tona.Kemi obligim të zbardhen rastet ,ngase ia kemi borxh Kolonelit,dhe të rënëve.
Dr.Rifat Haxhiaj/Jufalemnderit z. Gërguri për organizimin vërtete meritor për Kolonelin.I falenderoj edhe bashkpunëtoret e mi që marrin pjesë sonte.Të flitet për Ahmet Krasniqin ,është vërtetë një nder dhe dhe respekt i veqantë.Puna e tijë që bëri,meriton qasje dhe analizë të veqantë.Ahmet Krasniqi ishte shumë më i madh se sa koha që ai jetoj.Ai i vuri bazament lirisë së Kosoves.Plani ushtarak i tijë duhet studiue nga Akademitë .Ka të flitet me javë e me muej për Ahmet Krasniqin.
Mbrëmja e kobëshme e 21 shtatorit ka ndodhë si në filma të Holivudit.Në vepren time e kam cekë ,por pasi e lexova ,vërejta se kam shumë e shumë ende me thënë,dhe në ribotim dhashtë zoti do i them.Zotri Haxhiaj spjegon në hollësi ngjarjen për të pranishmit.Ahmeti ishte një lider,ishte person i kopmletuem ,ishte unifikues,për qka edhe i pengoi pikërishte ata qe e kryen këtë akt .z.Haxhiaj spjegoj edhe për jetesimin e Ministrit të Mbrojtëjes së Republikes së Kosoves,pak qaste pas pas atentatit.Për këtë më gjërësisht në të ardhmen Nëndega jonë do organizoj jo me video por drejtëperdrejtë ,ngase vertetë e meriton dr. Rifat Haxhiaj.
Z.Nevruz Berisha ,falenderon organizatorin.Është folë pak për resorin që unë e drejtoja,mirepo është ndosht faj i joni,furnizimi,veshembathja inventari ,ushqimi janë gjërat më elementare që të zhvillhet një lufte e mirefillte.Kemi pase veshtiresi te shumte,por me perkrahjen e Kolonelit ia dilnim.
Nuk kishte ditë që nuk i raportoja Kolonelit.Të lasish për Kolonelin nevojiten edhe muej të tërë.Z.Berisha rrëfen edhe për 21 shtatorin ,edhe atë me emocione sikur në atë kohë që e përjetoj në Shibenik me familjen e tijë.Porositë të vazhdohet edhe më tej përkujtimi për Kolonelin,në mënyrë që një ditë të zbardhet vrasja e tijë,sepse ia kemi borxh jo vetem familjes,por gjithë Kosoves e Shqiptarisë.Këtë Akademi e përshëndeti edhe ish deputeti ,dhe i mbijetuari i atentatit në Kosovë menjëherë pas lufte z. Fetah Rudi.Ai falenderoj për organizimin,dhe theksoi se të rrallë janë personat si Ahmet Krasniqi.
- Behxhet Krasniqi falenderon organizatorin ,dhe të pranishmit,e sidomos bashkpunetorët ,qe s/po e harrojnë Bacen.Do punojmë gjithë që të zbardhet rasti një ditë për vrasjen në vendin që është dashtë të mbrohet e jo të vritet.Uroj që Kosova të bëhet ashtu si e dashti baca dhe bashkpunëtorët e Baces.Ju falemnderit.Në fund kryesuesi Jakup Gërguri i falenderoj të gjithë pjesëmarrësit ,sidomos musafirët si Daut Haxhajn,Fatmir Bajrajn,Qibrije Hoxhajn,Flora Hysenajn,Vjollca zeqiirin ,Fatmir Sefedinin,Tefik Jahen dhe gjithë bashkpunëtoret e bashkveprimtarët e shkëlqyeshëm në Nëndegen e LDK/së për NRW.duke u premtue se edhe në të ardhmen në kuader të Nëndeges do vazhdojmë me përkushtim me perkujtime e shënime të datave e personaliteteve historike të shtetit tonë.
Për Nëndegen Jakup Gërguri 231.09.2021 NRW/Gjermani.