“Nëna e priste në shtëpi për drekë”, flet mes lotësh gjyshja e shokut të 14-vjeçarit që u vra

Gjyshja e shokut të 14-vjeçarit që iu pre jeta në mes një ditë më parë pasi u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, ka folur së fundmi për mediat.

Jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” ku studionte viktima ajo shprehu pakënaqësi në lidhje me prindërit dhe mësuesit të cilët nuk arritën dot të parandalonin këtë ngjarje të rëndë.

“Faji është i prindërve dhe shkollës. Prindërit se kur mësuesja i jep një shpullë “ma vrau fëmijën”! Po çfarë e gjeti fëmijën? Po rrini tani se nuk bëhet kështu, i keni bërë liberalë fare, nuk guxojnë mësuesit t’i thonë një fjalë fëmijëve se ju vijnë prindërit me vrap”.

“Djalin e priste nëna dje në shtëpi për drekë, ku i vajti ai fëmijë, ku shkoi përgjegjësia e mësuesve, e rojeve te dera? Fëmijët duhet t’i mësojnë të duan shokun e të respektojnë më të madhin. Nipi im ka ngrirë komplet dhe ka ardhur sot në shkollë por nuk e di nëse kanë bërë mësim. Unë ishalla vdeksha në sekontë, vetëm këta fëmijë të na rriten”, e mbyll deklaratën e moshuara.

Të tjera

Lajme

“Terroristët në kuzhinë: Si organizatat humanitare ndihmojnë Hamasin dhe luftojnë Izraelin”

104 organizata ndihmëse pretendojnë se Izraeli i pengon të veprojnë në Rripin e Gazës, por një hetim  tregon se vetëm 20 prej tyre kanë aplikuar realisht për leje, ndërsa qëllimi i vërtetë është të dëmtojnë  reputacionin ndërkombëtar të Izraelit. Sipas OKB-së, një sasi masive ushqimi hyn në Gaza, por shumica  grabitet gjatë rrugës dhe vetëm një pjesë e vogël arrin në destinacion. Vlerësimet tregojnë: jo vetëm që  Izraeli nuk është përgjegjës për urinë – sasia ditore e kalorive për person është në fakt dyfishi i  standardit.