Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për çështjen e liberalizmit të vizave. Edhe ai po e cilëson të padrejtë qëndrimin e disa vendeve të Bashkimit Evropian karshi Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se është gabim që liberalizimi i vizave të lidhet me çështjen e dialogut me Serbinë.
Buxheti mbi 3 miliardë euro, ekonomistët zbulojnë pse ndodhi rritja
“Unë mendoj që qasja që ka ndjek jo Bashkimi Evropian, por disa shtete anëtare është e padrejte e papranueshme dhe është e gabuar me lidh dialogun me liberalizim të vizave. E kanë goditë procesin në vend se ta ndihmonin, sepse nëse do të kishte një rezultat tjetër, më pozitiv jam i sigurt që edhe shoqëria në Kosovë do të ishte më e relaksuar dhe Kurti si kryeministër do të ishte më triumfues dhe ndoshta do të ishte një disponim tjetër edhe për dialogun, por natyrisht që e kanë ndërlidh dhe është e padrejtë”, ka thënë Hoxhaj në InDoks.
Hoxhaj për vizat thotë se kryeministri Kurti, do të duhej të diskutonte me presidentin francez, Emanuel Macron.
“Unë mendoj që ujërat mund të testohen në Samitin e radhës në procesin e Berlinit dhe mund të marrë drejtim procesi nëse z.Kurti fol direkt me Macronin dhe do të duhej të bisedonte me Macronin. Përtej një vendimi të cilin ne e kemi jetik për vizat do të duhej një angazhim gjermano-francez për Ballkan të përdoret në këtë kohë. Meqë liberalizimi i vizave mund të jetë ndoshta vendimi i madh i fundit për një kohë në raport me të ardhmen evropiane të Kosovës e Ballkanit”, deklaroi ai.