Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot do të ndezin qirinj në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Kjo ngjarje do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë nga ora 19:30.
Sot po ashtu është 26-vjetori i Masakrës së Reçakut ku forcat ushtarake, paramilitare dhe policore serbe kishin vrarë 45 civilë shqiptarë.
“Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” organizojnë manifestimin qendror në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përpara Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku më 15 janar 2025, në ora 19:30, do të ndizen qirinjë në shenjë përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë. Ata që nuk mund të na bashkëngjiten, të ndezin një qiri në ballkonet apo dritaret e shtëpive të tyre. Në të njëjtën kohë ftojmë shoqatat e viktimave të luftës dhe qytetarët e qyteteve të tjera të gjejnë formën e përshtatshme që të përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, thuhet në njofitm.



Të tjera
Aktuale
Ligji për Automjetet dhe të Huajt, policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen
Ka nisur zbatimi i plotë i
Aktuale
Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu është
Lajme
Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq
Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet