Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët më të rinj për deputetë të kësaj partie.
Në këtë event me simbole kreative të rë rinjve të PDK-së, ka marrë pjesë edhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.
Hamza ka thënë se gjithçka mund të duket e pamundur vetëm deri sa ta çlirojmë potencialin e të rinjve, duke shtuar se plot me energji e forcë për t’i thyer barrierat, për t’i shtyrë kufijtë së mundshmes dhe për ta sfiduar Status Quo-në ishin edhe sonte të rinjtë e PDK-së.
“Gjithçka mund të duket e pamundur vetëm deri sa ta çlirojmë potencialin e të rinjve.
Plot me energji e forcë për t’i thyer barrierat, për t’i shtyrë kufijtë së mundshmes dhe për ta sfiduar Status Quo-në ishin edhe sonte të rinjtë tanë.
Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve, që krijon vende pune, forcon arsimin dhe garanton drejtësi për të gjithë. Dhe, demokratët e rinj, të palodhur në punë e të pandalshëm në terren, çdo ditë po e shpërndajnë këtë mesazh gjithandej Kosovës.
Çdo hap që hedhin, çdo derë që trokasin dhe çdo person që bindin është një kontribut më shumë për një Kosovë që mundet ma mirë.
#MaMirë për rininë. #MaMirë për Kosovën.”, ka shkruar Hamza.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is