Shtetet e Bashkuara janë një aleat i fortë i Bashkimit Evropian dhe anëtari kryesor i NATO-s dhe shumë në Evropë u tronditën nga sugjerimi se një udhëheqës i ardhshëm i SHBA-së mund të konsideronte përdorimin e forcës kundër një aleati.
Kryeministri i Grenlandës ka deklaruar se njerëzit e territorit të Arktikut nuk duan të jenë amerikanë, por se ai e kupton interesin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për ishullin, duke pasur parasysh vendndodhjen e tij strategjike.
Komentet nga Mute B. Egede erdhën pasi Trump tha në fillim të kësaj jave se ai nuk do të përjashtonte përdorimin e forcës ose presionit ekonomik për ta bërë Grenlandën pjesë të SHBA-ve.
Trump tha se kjo ishte një çështje e sigurisë kombëtare për SHBA-në.
Bëhet e ditur se Egede ka bërë thirrje për pavarësi për Grenlandën, duke e cilësuar Danimarkën si një fuqi koloniale që jo gjithmonë e ka trajtuar mirë popullsinë indigjene.
“Grenlanda është për popullin grenlandez. Ne nuk duam të jemi danezë, nuk duam të jemi amerikanë. Ne duam të jemi grenlandezë”, tha ai në një konferencë shtypi së bashku me kryeministren daneze Mette Frederiksen në Kopenhagë.
Por, dëshira e Trumpit për Grenlandën ka ngjallur ankth në Danimarkë, si dhe në mbarë Evropën.
“Debati mbi pavarësinë e Grenlandës dhe njoftimet e fundit nga SHBA-ja na tregojnë interesin e madh për Grenlandën”, tha ajo.
“Grenlanda i përket grenlandezëve – askujt tjetër”, vazhdoi Frederiksen.
Ndryshe, Grenlanda ka një popullsi prej 57,000. Por është një territor i gjerë që posedon burime natyrore që përfshijnë naftë, gaz dhe elementë të rralla, të cilët pritet të bëhen më të aksesueshme me shkrirjen e akullit për shkak të ndryshimeve klimatike.
Ajo gjithashtu ka një vendndodhje strategjike kyçe në Arktik, ku Rusia, Kina dhe të tjerët po kërkojnë të zgjerohen. /
Të tjera
Showbiz
Xheneta “ndez” Spanjë, fotot me bikini po çmendin rrjetin
Influencerja e njohur Xheneta Fetahu po
Aktuale
“Solla paqen mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, Trump nuk i ndal lapsuset gjeografike
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald
Aktuale
U raportua e zhdukur nga djali – gruaja nga Fushë Kosova gjendet pas dy muajsh tek i dashuri në Shkup
Një rast i raportuar si “person