Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka deklaruar të hënën se parlamenti iranian po përgatit një projektligj për të tërhequr vendin nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), duke shtuar se Teherani mbetet kundër zhvillimit të armëve të shkatërrimit në masë, raporton Reuters, transmeton Express.
Ky vendim vjen në një moment të tensionuar, pasi Izraeli ndërmori sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore të Iranit, ndërsa tensionet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm, duke alarmuar për një përshkallëzim të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.
E ndërkohë që që Irani paralajmëron tërheqjen nga NPT – vendim që do t’i jepte më shumë liri për të zhvilluar programin e tij bërthamor – ai zyrtarisht mban qëndrimin se është kundër krijimit të armëve të shkatërrimit në masë.
Kujtojmë se NPT është një marrëveshje ndërkombëtare që ka si qëllim, të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore te vendet që nuk i zotërojnë ato, të nxisë çarmatimin bërthamor në nivel global si dhe të promovojë përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, si për prodhimin e energjisë elektrike apo kërkime shkencore.
Prandaj, ky hap shihet me shqetësim nga Perëndimi, i cili e konsideron si një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe global, pasi nëse Irani del nga NPT, do të ketë më pak kufizime dhe inspektime, gjë që rrit shqetësimin për mundësinë që të ndërtojë armë bërthamore në të ardhmen.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në