Stuhi intensive goditën Bosnjën dhe Hercegovinën natën e mbrëmshme, teksa temperaturat shënuan ulje, transmeton Botapress.info
Stuhitë u shoqëruan me breshër të madh, shkarkesa shumë të fuqishme atmosferike dhe erëra shumë të fuqishme që shkaktuan edhe dëme materiale.
Shërbimi i zbulimit të vetëtimave dhe bubullimave ka regjistruar më shumë se 21.500 vetëtima dhe bubullima në territorin e Bosnjë-Hercegovinës deri në orën 23:30, raporton Dnevni Avaz.
Shumë qytete kanë mbetur pa furnizimin e duhur me energji elektrike për shkak të rrufesë apo erës.
Stuhi të fuqishme dje kishte edhe në Slloveni e Kroaci./Botapress.info/