Në malet e Kosovës ka filluar të bie bora e parë, e bashkë me të është shtuar edhe dëshira për të eksploruar natyrën e mbuluar nga bora e bardhë, shkruan Gazet Botapress.
Mundësit që Kosova ofron gjatë stinës së dimrit janë të shumta, mjafton ta keni dëshirën për ti eksploruar ato.
Kosova është e pasur me shumë bukuri natyrore, duke filluar nga liqejt, ujëvarat e deri tek malet të cilat nuk janë më atraksione që vizitohen vetëm në sezonin veror pasi që qytetarët e Kosovës kanë një interes të jashtëzakonshëm për turizmin dimëror të cilin e ofron vendi ynë.
Më poshtë ju sjellë gjashtë vende të bukura të Kosovës gjatë dimrit, që duhet t’i vizitoni patjetër:
Brezovica
E njohur si qendra më e madhe e skijimit në Kosove, Brezovica, shtrihet në pjesën verilindore të Maleve të Sharrit ne 2.5000 metra lartësi mbi nivelin e detit.
Brezovica është një fshat me pamje piktoreske e cila ofron aktivitete te shumta për adhuruesit e sporteve dimërore.
Numri i pushuesve të cilët vizitojnë Brezovicën është shumë i madh, sidomos gjatë vikendit ku të gjithë dëshirojmë të largohemi nga qytetet dhe të shijojmë zonat malore që ofron Kosova.
Prizren
Ferizaj
Prishtinë
Boge Pejë
Në një lartësi mbidetare rreth 1,500 metra në rajonin e Rugovës së Pejës, fshati Bogë është atraksioni më i madh turistik gjatë stinës së dimrit në Kosovë.
Boga të ofron shumë mundësi për të kaluar ditë të mrekullueshme aty. Duke filluar nga shtëpizat e shumta të veshura nga druri të vendosura në rrafsh dhe në bjeshkë të Bogës./gazetametro.net
Gërmia, Prishtinë