Sipas meteorologëve të Motilokal nga dita e hënë pritet një rënie e temperaturave dhe reshje bore në zonat e ulëta që parashihen të formojnë shtresën e borës.
Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 6 deri në 11 °C.
Dita e shtunë parashihet të jetë me mot të vranët e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 13 °C.
E diela parashihet të mbajë mot me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 9 deri në 12 °C./Botapress.info/