Disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike rrahje në mes vetitë hënën rreth orës15.30 në han të Elezit. Policia njofton se gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta.
Si pasojë e përleshjes (rrahjes) një mashkull ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.
Në lidhje me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, kurse tre të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt për veprën lëndim trupor./Botapress/