Në Bruksel po zhvillohet një raund dialogu në nivel kryenegociatorësh. Tashmë ka nisur takimi trepalësh mes Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Serbisë, i pari për këtë vit dhe i pari për emisarin evropian për dialog, Peter Sorensen.
Takimi i sotëm është vazhdimësi e takimeve të zhvilluara javën e kaluar kur planifikohej që të mbahet një takim i përbashkët, por deri te i cili nuk erdhi për shkak të vonesave në fluturim të kryenegociatorit serb Petar Petkoviq.
Nuk ka detaje rreth pikave të diskutimit, por për zyrtarët evropian konsiderohet sukses fakti se u realizua takimi i përbashkët./rtk/



Të tjera
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur