Një zyrtar policor ka vdekur dje, në një aksident rrugor në fshatin Rogone në Gjilan.
Sipas policisë, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, njëra veturë zyrtare e policisë.
Lëndime nga ky aksident morën edhe katër persona të tjerë, ndërkaq një zyrtar policor është në gjendje të rëndë në QKUK.
“Fshati Rogone, Gjilan 26.06.2023 – 12:20. Ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjet (njëra e PK-së) me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit, pasoja fatale ka pësuar zyrtari policor, ndërsa pasagjeri i tij ka pësuar lëndime të rënda dhe gjendet në QKUK për tretman mjekësor. Po ashtu lëndime trupore kanë pësuar edhe katër persona të tjerë të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.