Patrullat policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe aty kanë kuptuar se pas një mosmarrëveshje që i dyshuar i parë A.B. 27-vjeçar dhe i dyshuari i dytë M. B. 54 vjeçar (babai i bashkëshortes së A.B.) situata ka eskaluar dhe të dyshuarit janë përleshur fizikisht.
Zbarkim i përbashkët i trupave të FSK’së me ushtarët britanikë, Qeveria e miraton nismën..
Në këtë rast i dyshuari i parë e ka nxjerr armën nga brezi dhe ka shtënë një herë në ajër.
Policia ka bërë të ditur se ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku personat e përfshirë në rast janë arrestuar.
Sipas policisë, i dyshimti kishte përdorur armën me leje dhe arma me 14 fishkë është sekuestruar.
Prokurori kujdestar është njoftuar, me hetimin e mëtejmë të rastit do të merren Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren./Botapress.info/