Një incident i dytë ka ndodhur në Ngushticën e Hormuzit, disa orë pasi anijet luftarake iraniane qëlluan një cisternë që po kalonte nëpër këtë rrugë ujore, sipas Organizatës së Trafikut Detar të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), autoritetit detar që ka përgjegjësinë për rajonin, shkruan CNN, trasnmeton Express.
Një anije kontejnerësh u godit nga një “predhë e panjohur që shkaktoi dëme në disa nga kontejnerët” rreth 25 milje detare (46 km) larg bregdetit të Omanit, kishte njoftuar UKMTO, pa specifikuar se kush ishte përgjegjës për incidentin.
UKMTO shton se nuk janë raportuar zjarre ose dëme mjedisore dhe autoritetet po hetojnë,.
Incidenti ndodhi menjëherë pasi UKMTO raportoi se anijet luftarake të Gardës Revolucionare Iraniane qëlluan një cisternë që po udhëtonte nëpër ngushticë.
Të dy incidentet u raportuan në orët pasi Irani rivendosi kufizimet për anijet që përpiqeshin të lundronin nëpër ngushticë në përgjigje të deklaratës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump se bllokada amerikane e porteve iraniane do të vazhdonte.



Të tjera
Lajme
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca,
Aktuale
Si mund të votojnë qytetarët rezident që ndodhen përkohësisht jashtë vendit?
E diela e 7 qershorit mbase
Aktuale
Dy muaj angazhim, një vit pagë – 85 deputetë aplikojnë për pagën kalimtare në Kuvend
Shpërndarja e Kuvendit i la më