Ndeshja e organizuar nga Komuna e Prishtinës, në nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, përfundoi me rezultat barazimi 6:6, mes dy ekipëve të përzgjedhur nga lojtarët e njohur të Kosovës, Edon Zhegrova dhe Milot Rashica.
Edhe pse të dy lojtarët nuk ishin pjesë e Kombëtares së Kosovës për fitoret ndaj Armenisë dhe Komoreve për shkak të lëndimeve, ata ofruan një paraqitje interesante për të pranishmit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të mërkurën mbrëma.
Zhegrova, i cili nuk ka luajtur për Lille që nga 14 dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi të muskujve aduktorë, tani ka kaluar problemin dhe ka rinisur stërvitjet intensive për edicionin e ri.
Pas një periudhe të vështirë, Zhegrova është në një fazë rikuperimi dhe është përgatitur për të vijuar sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, ende nuk është e qartë nëse ai do të qëndrojë te Lille, apo do të transferohet në ndonjë klub tjetër evropian, pasi ka pasur interes për të.



Të tjera
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is
Aktuale
Burime brenda LDK: 33 degë miratuan deklaratën që nuk kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme partiake
Në mbledhjen e mbajtur sot në
Aktuale
Rudolph rikonfirmon mbështetjen gjermane për sistemin e drejtësisë
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës,