Sot është ndarë nga jeta Martin Hajdari, një prej figurave më të njohura të jetës urbane të Prishtinës dhe pronari i lokalit legjendar “Te Martini”, një prej vendeve më të dashura për shumë gjenerata prishtinasish.
“Shihemi te Martini” nuk ishte vetëm një shprehje – ishte simbol i një Prishtine të gjallë, ku arti, biseda e lirë dhe komuniteti kishin një strehë të veçantë. Hajdari, përmes punës dhe shpirtit të tij mikpritës, krijoi më shumë se një lokal – krijoi një frymë, një atmosferë të papërsëritshme që për dekada ka qenë pjesë e pandashme e peizazhit kulturor të Prishtinës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi, duke nderuar figurën e Hajdarit:
“Martini nuk është thjesht një emër – është një fenomen urban që i dha shpirt një lagjeje dhe krijoi një subkulturë që u bë pjesë e identitetit të Prishtinës. Ai i dha zë dhe formë një brezi të tërë që e deshi një Prishtinë të hapur, autentike dhe të gjallë. Sot, me ndarjen e tij nga jeta, humbim një nga ato figura që nuk zëvendësohen – por që mbesin përgjithmonë në kujtesën kolektive të qytetit.”
Prishtina sot humbi një shpirt të sajin – por trashëgimia e Martin Hajdarit do të jetojë përgjithmonë në kujtimet e qytetarëve dhe në rrëfimet që vazhdojnë të lindin… “te Martini”



Të tjera
Aktuale
Shpërthen Fetah Rudi: Dega e LDK-së në Malishevë më bojkotoi, falënderon kryetarin Abdixhiku
Kandidati per deputet nga LDK
Aktuale
Peja e nis ditën me krisma, plagoset afaristi i njohur pejan
Një përson është plagosur me armë
Lajme Opinione
Shpërthen kryetari i Dragashit: Ata që përgatisin skenarë kundër LDK-së, do ta paguajnë personalisht dhe familjarisht
Kryetari i Komunës së Dragashit,