Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka folur për ndërprerjen e rrymës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, aty ku po vazhdon rinumërimi i votave.
Ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se ky është një sinjal jashtëzakonisht negativ.
“Në rastin e QNR-së, ndërprerja e rrymës atje është sinjal jashtëzakonisht negativ. Nëse aty tentohet me u improvizu numërimi në terr ose ndërpritet përkohësisht, ky është sinjal jashtëzakonisht i keq, për shkak se me disa drita, me disa llampa përmbi, nuk administrohet procesi”, tha ai.
Cakolli gjithashtu u shpreh se ndërprerja e rinumërimit të votave do të ishte një problem edhe më i madh.
“Nëse ndërpritet në anën tjetër, është hala ma problem, se njerëzit ia nisin me e dyshu edhe QNR-në, nëse nuk i besojmë më as QNR-së, atëherë nuk e di kujt ka me mbet me i besu”, tha Cakolli.



Të tjera
Aktuale
Pezullohet drejtori i një shkolle në komunën e Gjakovës, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka