Nderi i fundit, Biden do t’i dërgojë Ukrainës paketë armësh me vlerë 725 milionë dollarë

Administrata e presidentit amerikan në largim, Joe Biden po përgatit për t’i bërë ushtrisë së Ukrainës “dhuratë” në fundvit, një paketë armësh, municionesh dhe pajisjesh me vlerë 725 milionë dollarësh.

Zyrtarët amerikanë e konfirmuan lajmin për Reuters të mërkurën, ndërsa Shtëpia e Bardhë kërkon të forcojë Kievin përpara ndryshimit të lidershipit në Uashington më 2 janar dhe ardhjen e Trump në krye të shtetit.

Sipas një prej burimeve të agjencisë, është planifikuar dërgimi në Kiev i armëve të ndryshme antitank, duke përfshirë mina tokësore, dronë, raketa kundërajrore portative Stinger, municione për sistemet e lëshimit të raketave të drejtuara HIMARS, etj.

Paketa pritet të përfshijë edhe municione thërrmuese, disa prej të cilave mund të lëshohen nga sistemet HIMARS.

Të tjera

Showbiz

Melinda thumbon kritikuesit: Të pasmet i kam natyrale

Rep-artistja e njohur, Melinda Ademi ka

Aktuale

Haradinaj tregon a kanë vota për Konjufcen apo jo?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e