Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka kryer kontrolle dhe sekuestrime të përkohshme në një lokacion në komunën e Pejës, ndaj një personi të dyshuar me inicialet K.B., i cili është ndaluar për veprën penale pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, e që ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.
Gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një IPhone 7, një IPhone X-MAX, si dhe një çantë e vogël krahu së bashku me armën e shkurtë (revole) kalibri: 9X19 mm, dy karikatorë (jashtë armës) të së njëjtës armë, njëri me 10 fishekë dhe tjetri me 8 fishekë të kalibrit 9 mm LUGER, 20 fishekë tjerë (jashtë karikatorëve) të kalibrit 9mm LUGER dhe një brisk i vogël ngjyrë ushtarake.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në komunikatë.