Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se janë ndalaur tre persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas Prokurorisë me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër tre (3) personave dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj- është zbatuar një urdhër kontroll në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurve në këtë rast, të cilët më pas janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje në ndihmë” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëkryerje nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”nga neni 395 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sa i përket procedurës së mbrojtjes, dy të pandehurit në këtë rast nuk kanë autorizuar avokat dhe me urdhër verbal të prokurorit është autorizuar shefi i hetimeve të NJHKEK- në Ferizaj, që të njoftoj Odën e Avokatëve të Kosovës, për dërgimin e dy avokatëve sipas detyrës zyrtare si mbrojtës të të pandehurve në këtë rast.
Zyra koordinuese në Odën e Avokatëve të Kosovës në Prishtinë- fillimisht ka kërkuar që të jepen emrat e të pandehurve dhe veprat penale për cilat dyshohen e pastaj të dërgojnë avokatët mbrojtës sipas detyrës zyrtare.
Lidhur me këtë çështje, Prokurori i Shtetit, ka njoftuar të njëjtit për pasojat lidhur me mos zbatimin e kërkesës nga Policia dhe Prokuroria sepse këto paraqesin pengesa në zbatimin e procedurës hetimore.



Të tjera
Aktuale
AAK i bashkohet thirrjes për tërheqjen e Feride Rushitit nga kandidatura për presidente
Pas Partisë Demokratike e Kosovës, edhe
Aktuale
Ndërpritet seanca, vazhdon në orën 19:00
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu,
Lajme
Isa Mustafa jep versionin e tij për zgjedhjen e presidentit
Para pak minutash ka rinisur seanca