Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur specialisti i ortopedisë, Afrim Gucati. Përmes një postimi në Facebook, ata u kanë shprehur ngushëllime miqve dhe familjarëve të tij, përcjell Botapress.info
“Ndahet nga jeta Dr. Afrim Gucati, specialist i Ortopedisë.Dr. Afrim Gucati përfundoi studimet në degën e mjekësisë së përgjithshme, në fakultetin e mjëksisë, Universiteti i Prishtinës. Specializimin për ortopedi e përfundoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Ortopedisë”.
1 milionë euro shpenzime- Sa pati të hyra partia e Kryeministrit Kurti
“Dr.Gucati u ka shërbyer qytetarëve duke ofruar shërbimet në lëminë e Ortopedisë në Spitalin e përgjithshëm të Mitrovicës. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij”, thuhet në njoftim./Botapress.info/