Familjarët kanë njoftuar se pasditen e 5 tetorit u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare Sulejman Maliqati, “Nderi i Kombit”.
Ai njihej si “macja e zezë”
Megjithë përkujdesjen e mjekëve, gjatë ditëve të fundit, pas dëmtimeve të pësuara nga një rrëzim, ai u nda nga jeta duke lënë pas trishtim e dhembje.
Maliqati ka hyrë në librin e artë të futbollit tonë, si portieri fluturues, mbrojtësi i shkëlqyer i portës, pjesë e ekipeve të Besës së Kavajës, Partizanit, Lokomotivës dhe ekipit kombëtar.
![EMRI/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar (Foto)](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-633dcde21c765.jpg)