Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se kanë ndarë mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e 2025-s.
Në njoftim thuhet se mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e vitit 2025 janë në shumën prej 2,995,026.14 euro për 6,905 persona, të cilët: (a) këtë vit e arrijnë moshën e pensionimit 65 vjeçare (pra janë të lindur në vitin 1960), ose (b) kanë vdekur, dhe kursimet e tyre janë tërhequr nga trashëgimtarët e tyre (pas rimbursimit të vitit 2024).
“Ky është viti i tretë që po vazhdon rimbursimi i 10%-shit për kontribuuesit që i kishin të kursyera deri në 9,999.99 euro në llogarinë e FKPK-së në momentin e aplikimit për tërheqjen e parakohshme (më 2020 dhe 2021). Për këtë, më 2024 ishin rimbursuar 1,873,875.75 euro ndërsa më 2023 ishin rimbursuar 5,431,049.56 euro”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, tutje thuhet se sa i përket rimbursimit për pjesëmarrësit e tjerë, në përputhje me ligjin aktual, procesi do të vazhdojë deri në vitin 2028.



Të tjera
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur
Aktuale
Kurti për 2 milionë eurot e ndara për aviokompanitë
Kreu në detyrë i Qeverisë së
Ekskluzive Lajme
Rrëfimi emocionues i Gjeneralit të LDK-së, Gëzim Hazrolli
Kandidati i LDK-së për deputet në