Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fjalimin e fundvitit ka përmendur edhe Kosovën, ku siç ka thënë ai është çelësi për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Fjalimi i Stoltenberg është i fokusuar në pushtim rus të Ukrainës, që thotë ai e ka bërë botën më agresive dhe më të rrezikshme .
“Nato është këtu”, është mesazhi i qartë që Aleanca i ka dërguar Putinit, dhe kujtdo që siç tha Stoltenberg synon t’i sfidojë.
“Ajo që bëni ju, forcat tona të armatosura, u dërgon një mesazh të qartë Moskës dhe kujtdo që do të na sfidonte: NATO është këtu. Ne do të ruajmë dhe mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit tonë”, thotë ndër të tjera Stoltenberg.
Ai tutje përmend Kosovën duke potencuar se ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe garantimi i sigurisë Kosovë, është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Ruajtja e një mjedisi të sigurt dhe sigurinë në Kosovë, e cila është kyçe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ose të ndihma e forcave të sigurisë në Irak për të siguruar që ISIS të mos kthehet. Ju luani një rol thelbësor për sigurinë tonë. Dhe aleatët e NATO-s po investojnë më shumë në mbrojtje. Mbështetja e forcave tona të armatosura e bën Aleancën tonë më të fortë dhe të gjithë njerëzit tanë më të sigurt. Kështu që ju falënderoj shumë për shërbimin tuaj. Dhe ju uroj juve dhe familjeve tuaja pushime të qeta dhe një Vit të Ri të lumtur!”, thotë Stoltenberg. /Botapress.info/