Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg ka dënuar sot sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, transmeton Gazeta Botapress.
Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg shprehet se NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë sigurinë për të penguar dhe mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike.
“Dënoj fuqishëm sulmin e fundit kibernetik ndaj Shqipërisë, të cilin Tirana dhe aleatët e tjerë ia atribuojnë Iranit. NATO dhe ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë sigurinë për të penguar dhe mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike”, shprehet Stoltenberg.
Ndryshe dje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë vendimin e paprecedent të qeverisë shqiptare për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Vendimi vjen pas sulmin kibernetik ndaj institucioneve qeveritare pak javë më parë.
Në një njoftim për shtyp, Rama tha se vendimi i është bërë i ditur me notë zyrtare Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, përshfirë edhe atë të sigurisë. /Botapress.info/