Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka nisur fjalimin para Kuvendit të partisë së tij, i cili do të ketë votëbesim për punën e tij pas rezultatit të dobët që pati kjo parti më 28 dhjetor.
“Për mua dhe për ju ajo natë nuk ishte vetëm një rezultat politik, ishte një pasqyrë ku pashë mundin, sakrificën e shumë njerëzve të mirë të pesë vjetëve të fundit teksa shembeshin para syve tonë dhe njëkohësisht pashë se sa vështirë është të mbash mbi supe pritjet e një partie që ka histori, plagë e mbi të gjitha që ka shpresë”, tha Abdixhiku, duke shtuar se përgjegjësia nuk ndahet me askënd.
Fjalimin e Abdixhikut po e dëgjon edhe Avdullah Hoti, i cili u pa i ulur në rreshtin e parë.
Para pak ditësh, Hoti shpalli kandidaturën e tij për të marrë postin e kryetarit.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në