NASA ka bërë një hap tjetër historik në kërkimet jashtëtokësore. Teleskopi Hapësinor James Webb ka zbuluar për herë të parë, përmes imazhit të drejtpërdrejtë, një planet të ri përtej sistemit tonë diellor.
Ekzoplaneti është quajtur TWA 7b dhe gjendet rreth 111 vite dritë larg Tokës. Ai rrotullohet përreth një ylli të ri të quajtur TWA 7. Ky zbulim është vlerësuar si një ndër më të veçantët, pasi është një nga planetët më të lehtë që janë kapur ndonjëherë me teknologjinë e imazhit me kontrast të lartë – një teknikë shumë precize që ndihmon në izolimin e dritës së planetëve nga ajo e yjeve që i rrethojnë.
Sipas NASA-s, ky planet është i madh sa Saturni dhe konsiderohet një planet i ri, i ftohtë, që u zbulua përmes analizës së nxehtësisë që ai emeton.
Shkencëtarët besojnë se zbulimi i TWA 7b mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë mënyrën se si formohen planetët dhe ndoshta të japë më shumë të dhëna për origjinën e Tokës.
Kjo është hera e parë që teleskopi James Webb arrin të kapë një planet përtej sistemit tonë me imazh të drejtpërdrejtë – dhe për NASA-n, kjo është vetëm fillimi i një epoke të re eksplorimi.
Ndryshe, ekzoplanetët janë planetë që ndodhen jashtë sistemit tonë diellor. Deri më tani, NASA ka konfirmuar mbi 5,800 ekzoplanetë, por asnjëri prej tyre nuk është i banueshëm



Të tjera
Aktuale
Kurti tregon pesë vendimet e para që do t’i marrë mandatin e radhës
Albin Kurti po synon një tjetër
Aktuale
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, por i garantova që do të jetë e paqes
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në
Aktuale
Marrëveshje dhjetëra milionëshe, masat që i hoqi BE-ja
Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë