Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka hedhur kritika në drejtim të institucioneve shtetërore, lidhur me heshtjen sa i përket të drejtave që po iu shkelen ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Hasani ka thënë situatë politike këtu po iu konvenon veç këtyre, por jo edhe ish-krerëve të UÇK-së.
“Situata politike këtu ju konvenon këtyre që janë këtu me nejt në këtë gjendje pasive, atyre nuk ju konvenon as mu që jam këtu sepse dhe unë jam pjesë e tyre edhe ne jemi pjesë e gjykimit sepse neni 35 i akuzës thotë ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’, mjafton nëse gjykohet Hashim Thaçi edhe ti këtu je tu fol me një kriminel sepse na shpallin kriminel”, ka thënë Hasani.
“Gjykata ka devijuar nga procesi i ndjeshmërisë për formim. Ne presim nga Gjykata drejtësi nuk jemi kundër gjykatave nuk jemi kundër drejtësisë, ne jemi për mbështetjen e drejtësisë por jo në këtë formë, të izolohet, nuk e drejt me vizitu nuk ke drejt me fol. Në vizita edhe familjarët janë me gardianin me përkthyesin me kasetofonin”, ka thënë Hasani.
Tutje, ai ka thënë se të njëjtat izolime i kanë pasur në burgjet e Serbisë dhe askush nuk po reagon./Gazeta10



Të tjera
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir
Aktuale
Dyshohet se u hodh nga kati i 9-të – vdes tragjikisht një grua në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka tronditur