Ish- drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri ka nisur dëshminë e tij në seancës për rastin e Liridona Ademaj.
Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e Liridona Ademaj, i ishte bërë ekzaminimi psikiatrit javë më parë në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike.
Sipas raportit nuk është konstatuar asnjë çrregullim mendor te i akuzuari.
Haxhibiqiri në dëshminë e tij u shpreh se në çregullimin afatgjatë prej fëmijë e deri tani nuk është shfaqur asnjë element që do ta mundësojë ndonjë problem dhe afatshkurtër është pjesa prej momentit të arrestimit deri te ekzaminimit.
“Natyrisht ekzaminimi psikiatrit kryhet me biseda, vrojtim të sjelljeve, të folurit e të tjera dhe këto merren për bazë. Ne piken 3 e kemi shpjeguar se kjo është bazuar në sjelljen e tij para gjatë edhe pas veprës”, ka thënë Haxhibeqiri, transmeton IndeksOnline.
“Qëndrimi i Murselit ka qenë koherent karshi gjendjes e situatës në të cilen ndodhej. Gjendja koherente do të thotë më marr për bazë të gjitha çështjet.Murseli ka qëndruar pa ndonjë telashe gjatë ekzaminimit edhe pse në momente për arsye të ngjarjes ka pasur ndërprerje dhe shqetesime”, ka shtuar tutje ai.



Të tjera
Lajme
Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë, refuzohen afro 3 mijë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë
Aktuale
Sadiku: Një person vdiq në autostradë për shkak se qeveria s’e hoqi një copë dhe nga rruga
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike
Lajme Opinione
Janina Ymeri ia kujton Kurtit parollën e tij të dikurshme: ” Një popull s’i nënshtrohet një njeriu…”
Deputetja e zgjedhur e LDK-se Janina