Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, deklaroi se sot e kanë dorëzuar në prokurori raportin që siç tha ai ka konstatuar se ka shkelje ligjore nga ana e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, dhe se pret që prokuroria ta bëjë punën e saj.
“E jona ka qenë ta dorëzojmë raportin e ekspertëve që ka konstatuar që ka shkelje ligjore, keqmenaxhim, keqplanifikim etj, dhe e tëra ka filluar nga dyshimet tona të mëdha në atë kohë kur ishin planifikuar 4 milionë euro për subvencionim të teksteve, ndërsa këta me ndërrimin e modelit që filluan t’i paguajnë prindërit drejtpërdrejt në xhirollogari, i shpenzuan 11 milionë euro. Pra kjo diferencë e diskrepancë me 6 milionë e më shumë euro nuk ka arritur në asnjë mënyrë të arsyetohet gjatë të gjitha sesioneve që kemi pasur në komisionin hetimor gjatë këtyre muajve, dhe këto shkelje i ka konstatuar raporti të cilin ne e kemi dorëzuar në prokurori sot”, deklaroi Kastrati.
“Janë në raport të gjitha të dhënat dhe besojmë që prokuroria do ta bëjë punën e saj, por ka material dhe unë mendoj që Arbërie Nagavci si udhëheqëse e këtij procesi, në njërën anë Hekuran Murati nga ministria e Financave se pse janë bërë këto shpërndarje të financave dhe rialokimet, etj., dhe Albin Kurti si shef i këtyre të dyve, do të rrëfehen goxha shumë në Prokurori Speciale”, përfundoi deputeti Kastrati.



Të tjera
Lajme
A do të ketë koalicion LDK-LVV? Haziri: Deri më tani nuk ka pasur asnjë takim
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është
Aktuale
Çka ndodhi brenda banesës në Ferizaj ku u vra F.H.? Detaje nga kërkesa e Prokurorisë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarës
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur
Uncategorized
Discover How Mr Fortune No Deposit Bonus Can Elevate Your Casino Experience
The world of online casinos is