Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se shpërndarja e teksteve shkollore ka filluar nëpër shkollat e komunave të Kosovës.
Përmes një konference për media, Nagavci ka thënë se ministria e arsimit në koordinim me komunat dhe drejtorit komunale të arsimit i ka bërë gati të gjitha përgatitjet për fillim e procesit mësimor në shtator.
“Angazhimi ynë është shumë dimensional”, ka thënë Nagavci.
Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se nxënësit e klasave të para e deri tek të nëntat do të pajisen me artikuj të rijnë shkollor dhe të njëjtat, do të përcillen pas çdo viti nëse janë të përdorueshme, pa anashkaluar furnizimin me artikuj të rinj çdo vit.
Bëhet e ditur se për herë të parë është ndarë buxheti për mësimdhënësit me probleme kronike dhe sëmundje të rënda shëndetësore.
Ndërkaq, buxheti për punësimin e asistencave të nxënësve me nevoja të veçanta, parasheh që në vitin 2023 të punësohen rreth 300 asistentë./Botapress.info/