Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar të hënën në mbrëmje për marrjen e vendimit për rregullimin e çmimeve për produktet e naftës së përdorshme në transport.
Ministrja Rozeta Hajdari ka thënë se vendimi “është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të produkteve të naftës, ku si rezultat është evidentuar se, ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi reflektohen menjëherë në rritje të çmimeve shitëse në tregun vendor, por jo edhe kur bien çmimet furnizuese nga importi i produkteve të naftës”.
Vendimi përcakton:
– marzhë tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në dy (2) eurocentë për litër dhe
– marzhë tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër
Sipas njoftimit, vendimi i detyron subjektet të furnizohen me produkte e të ofrojnë për shitje produkte të naftës pa ndërprerje. Po ashtu vendimi parasheh mbikëqyrje të shtuar inspektuese.
“Ministrja Hajdari gjithashtu theksoi se ky vendim është një hap tutje drejt promovimit të konkurrencës së ndershme të tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve, duke parandaluar sjelljet antikonkurruese, duke siguruar transparencë dhe kushte të barabarta në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Aktualisht një litër naftë dhe benzinë kushton prej 1.2 deri 1.3 euro.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të