“Na kanë lënë kopilin tek dera, e gjuajnë gur prej bregut”. Këto ishin fjalët e mbrëmshme të deputetit nga radhët e LVV-së, Haxhi Avdyli, drejtuar partive opozitare.
Teksa ishte duke folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, për çka ndërkombëtarët po kërkojnë formim të tij, Avdyli i “Guxo” tha se opozitarët ishin ata që e sjellën ata, kur ishin në pushtet.
I ftuar në T7, Avdyli theksoi se Qeveria Kurti po mundohet që ta minimizojnë dëmin e nënshkrimit të marrëveshjes së Asociacionit,, rreth 10 vite më parë.
“Në anën tjetër, kjo marrëveshja me të gjitha të këqijat që i ka, ne na duhet të gjejmë modalitete që nuk na dëmtojnë”, tha ai./Botapress.info/