Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Kryetari i Dijanetit të Turqisë (Drejtorisë për Çështje Fetare), Ali ef. Erbash, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Botapress.info.
Ai është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga Myftiu i BIK’ut, Naim Tërnava.
Sipas njofimit të BIK, gjatë ditës ai pritet që të vizitojë edhe Kryesinë e BIK-ut dhe Medresenë “Alaudin”,“Myftiu Tërnava i dëshiroi mirëseardhje mysafirit dhe e falënderoi atë për vizitën, e cila vjen si rezultat i bashkëpunimit të mirë ndërmjet dy institucioneve. Kryetari i Dijanetit, dr. Ali ef. Erbash, gjatë ditës pritet që të vizitojë edhe Kryesinë e BIK-ut dhe Medresenë “Alaudin”, ku edhe do t’i takojë mualimet e Departamentit të Gruas së BIK-ut”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Dijaneti i Turqisë e financon ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Kostoja e këtij projekti është rreth 30 milionë euro./Botapress.info/