Ruajtja e moralit, kulturës gjuhës dhe kombit ishte thirrja e myftiut të Kosovës, Naim Tërnava në ligjëratën e mbajtur gjatë manifestimit qendror të Kurban Bajramit, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Duke apeluar për familje më të mëdha, ai i propozoi Qeverisë së Kosovës që t’iu jap falas nga një shtëpi të gjitha familjeve që kanë katër ose më shumë fëmijë.
“Rënia e natalitetit është alarm kombëtar”, u shpreh ai.
Në ligjëratën para besimtarëve, Tërnava theksoi rëndësinë e sakrificës, bashkimit dhe vlerave familjare. Derisa shtoi se Festa e Bajram Bajramit është ditë gëzimi por edhe reflektimi.
“Festa e Kurban Bajramit është ditë gëzimi por edhe ditë reflektimi. Është ditë kur e rikujtojmë mëshirën e Zotit, faljen dhe begatinë që Ai na dhuron. Është ditë kur ne si besimtarë dhe si shoqëri, i kthejmë sytë edhe më shumë drejt njëri-tjetrit me dhembshuri, solidaritet dhe përgjegjësi. Kurban Bajrami është ditë e madhe, sakrifice dhe solidariteti… Sakrifica që kërkohet prej nesh sot, është sakrifica për të ruajtur moralin, kulturën, gjuhën dhe vetë ekzistencën tonë si komb”, tha ai
Edhe këtë herë, myftiu Tërnava foli për migrimin, për çka kërkoi nga institucionet e vendit që të dalin me një strategji kombëtare për natalitetin.
Familja, siç tha ai, duhet parë si bekim e kontribut në ruajtjen e shoqërisë dhe kombit, e jo si barrë e frikë nga risku.
“Kosova ka nevojë për më shumë fëmijë, për më shumë të rinj, për jetë më të mirë. Kombi ynë po zbehet në numër të vogël të fëmijëve, ndërkohë që shumë familje shqiptare në të kaluarën i kanë rritur nga 10 fëmijë, në kushte shumë më të vështira, atëherë kur ishim të okupuar nga Serbia. Nataliteti si strategji kombëtare dhe fetare për mbrojtjen e fesë dhe atdheut, ndërlidhet me sigurinë kombëtare dhe shtetërore…
Të tjera
Showbiz
Luana Vjollca rrëmben vëmendjen me stilin veror gjatë pushimeve
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana
Aktuale
Bajrami: Gjykata Speciale po e gjykon UÇK-në – aktakuza ndaj ish-krerëve do të rrëzohej lehtë nëse do të kishte gjykim të drejtë
Profesori Arsim Bajram, doktor i shkencave
Aktuale
Milionat e “Planit të Rritjes” s’po i vijnë Kosovës për faj të politikës, BE: Jemi të shqetësuar që s’ka institucione e që po vonohet ratifikimi
Të gjitha shtetet e rajonit që