Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se sot ka hyrë në fuqi ligji për nënshtetësinë.
Sipas Mustafës, ky ligj ua mundëson pasardhësve të kolonizatorëve serb në Kosovë që të pajisën me nënshtetësinë e Kosovës dhe kjo vjen vetëm për një grusht vota nga Vetëvendosja, transmeton Klankosova.tv.
Ai theksoi se ky ligj u votua nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës, teksa tha se i njëjti ua mundëson të gjithë refugjatëve nga Kroacia nga Bosnja që i ka sjellë regjimi i atëhershëm në Kosovë, të marrin pasaportën e Republikës së Kosovës.
Sot ka hyrë në fuqi ligji i ri për nënshtetësinë, ky ligj i miratuar nga Vetëvendosje bashkë me Listën serbe. Sipas këtij ligji të gjithë ata që kanë qenë banorë të Kosovës deri më 1 janar 1998, u takon nënshtetësia dhe pasaporta e Republikës së Kosovës. Pra kjo përfshin edhe të gjithë ata serbë që kanë qenë edhe refugjatë nga Kroacia nga Bosnja që i ka sjellë regjimi i atëhershëm në Kosovë, kanë qenë banorë të Kosovës deri më 1 janar 1998, atyre dhe gjithë pasardhësve të tyre, pavarësisht ku janë lind ata, që të gjithë atyre u takon nënshtetësia dhe pasaporta e Republikës së Kosovës, njësoj si gjithë neve tjerëve. Për një grusht vota, popullzimi e shkatërron të kaluarën dhe të tashmen e të ardhmen dhe vetë nënshtetësinë e Kosovë”, ka thënë Mustafa.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një