Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë në seancën e sotme se me skema sociale nuk mbahen gjeneratat e tashme e as ato të ardhshme.
Në fjalën e tij në kuvend, ai tha se qeveria për çdo problem ekonomik e social, si zgjidhje i shesh skemat sociale.
“Fatkeqësisht një qeveri e majtë e cila sheh që për çdo problem ekonomik e social, skema sociale janë zgjidhje dhe nuk sheh zgjidhje tjetër. Skema sociale në mungesë të investime kapitale krijojnë një varësi në skema sociale edhe për gjeneratat e ardhshme. Me shpresë që inflacioni i tanishëm, mungesa e zhvillimit ekonomik e tanishme, do blejnë paqe sociale sivjet, qeveria ka vendosur që paqen sociale sot ta blejë me skema sociale në mungesë të investimeve kapitale dhe kjo do të rezultojë varfri ekonomike në gjeneratat e ardhshme”.
“Shpresoj që qeveria ta marrin si thirrje të fundit që të përshpejtojnë ritmin e investimeve kapitale për sivjet, në të kundërtën me skema sociale nuk mbahet kjo gjeneratë e as gjeneratat e ardhshme”, tha Mustafa